• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit AlbForum.AL duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Politika shqiptare në tension, Fleckenstein në Tiranë

Web

Hello World
SuperAdmin
VIP Ne AlbForum
Miss Forumi


Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, mbërrin të hënën për një vizitë tre ditore në Tiranë. “Shpresoj se do të takoj studentë, do të bisedoj me Avokatin e Popullit, mbase dhe me disa sindikata gazetarësh, si dhe sigurisht kreun e parlamentit, qeverisë dhe opozitës, gjithashtu” tha ai para pak ditësh në një intervistë për RTSH. Zoti Fleckenstein, ka përsëritur se nëse zgjedhjen e përgjithshme të 18 qershorit mbahen sipas standarteve europiane dhe nëse ka një zbatim të mirë fillestar të Reformës në Drejtësi, atëherë PE do të procedojë me nisjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë. Vizita e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, vjen në një kohë kur atmosfera politike është mjaftë e ndezur. Opozita prej tre ditësh ka nisur një protestë për të detyruar kryeministrin Rama të japi dorëheqjen, në vend të krijohet një qeveri teknike e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zoti Rama e ka konsideruar kërkesën si qesharake, dhe ka paralajmëruar se do të kërkojë mandat të dytë qeverisës. Para vizitës së tij zoti Fleckentein ka paralajmëruar se me rastin e zgjedhjeve të 18 qershorit në Shqipëri do të kete shumë vëzhgues zgjedhorë nga vendi, por edhe vëzhgues të huaj, të cilët do të ndjekin me shumë kujdes se çfarë do të ndodhë para zgjedhjeve e në ditën e zgjedhjeve.
 

Online statistics

Anetare Ne Linje
0
Vizitore Ne Linje
9
Total visitors
9
Top