• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit AlbForum.AL duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Izraeli përgatit fluturaken e parë për shkuarje në Hënë

Web

Hello World
SuperAdmin
VIP Ne AlbForum
Miss Forumi

Fluturakja e parë kozmike izraelite, e cila do të shkojë në Hënë, do të lansohet në dhjetor, njoftoi sot Iniciativa Space IL.
Mediat izraelite transmetojnë se është planifikuar që fluturakja të aterrojë në Hënë më 13 shkurt të vitit të ardhshëm, pas udhëtimit dymujor.

Iniciativa Space IL merr pjesë në garat e Google për aterrimin e fluturakes së parë kozmike të financuar privatisht dhe pa ekuipazh në satelitin e vetëm të Tokës.
Ndërtimi i fluturakes nisi para pesë vjetësh në bashkëpunim me industrinë aeronautike të Izraelit, ndërsa do të lansohet me raketën “Falkon 9”, e cila është ndërtuar nga kompania SpaceX.
Ajo do të ndahet nga raketa lansuese në lartësi prej 60 mijë kilometrash mbi Tokë dhe do të hyjë në orbitën e Hënës.
Fluturakja ka diametër dy metra dhe lartësi prej 1.5 metrash. Ka peshë 585 kilogramë para lansimit dhe 180 kilogramë pas lansimit, pasi që do të shpenzojë pjesën më të madhe të karburantit.
Fluturakja do të jetë edhe mision shkencor për të zbuluar sekretet e magnetizimit të shkëmbinjve në Hënë. /kp/Telegrafi/
 

Online statistics

Anetare Ne Linje
0
Vizitore Ne Linje
13
Total visitors
13
Top